Lajme Shqip Friday, 13 January 2012 09:45

Pekin – Numri i makinave të regjistruara në Kinë në vitin 2011 ka tejkaluar shifrën 100 milionë dhe për herë të parë është më i madh nga numri i motoçikletave, kumtoi Ministria kineze e Sigurisë Publike.

Numri i makinave vitin e kaluar ka qenë 14,9 milion më i lartë krahasuar me të të vitit 2010.

Pekini me 4,7 milion automojete pasagjerësh të regjistruara është e para në listën prej 14 qyteteve kineze të cilat kanë më shumë se një milion automobila. Mes pronarëve të automjeteve 61 milionë, që zënë 58 përqind, janë persona privat të cilët kryesisht ngasin modele më të vogla.

Numri gjithsej i automjeteve motorike, kryesisht edhe motoçikletat, shënon mbi 225 milion. Në pesë vitet e kaluara numri i automjeteve të reja në vit rritet për 19,86 milionë, ndërsa statistika tregon se mes 230 milionë shoferëve rreth 19 përqind janë gra.