Lajme Shqip Friday, 13 January 2012 07:00

Prishtinë-U përmbyll projekti trevjeçar për reformën e Prokurimit Publik në Kosovë, financuar nga Komisioni Evropian.

Prokurimi publik në Kosovë, i identifikuar si fusha me më së shumti ngecje, do të përmirësohet ndjeshëm. Për këtë qëllim Komisionit Evropian gjatë tre vjetëve të fundit ka financuar dhe ka menaxhuar një projekt për reformën në këtë sferë. 

Udhëheqësi i operacioneve të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kristof Stok, vlerësoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe efikasitetit:

“Prokurimi publik është shumë i rëndësishëm pasi ne shpenzojmë një sasi të madhe të fondeve publike dhe të ekonomisë në projekte dhe programe që zhvillohen ose tenderohen përmes sistemit të prokurimit publik. Rreth 18 për qind e parave në tërë ekonominë e BE-së shpenzohen përmes prokurimit publik”-tha ai.

Ligji i ri i prokurimit publik dhe legjislacioni sekondar janë në përputhje me atë të BE-së. Gjatë këtij projekti është krijuar edhe struktura e re organizative e njëkohësisht janë trajnuar 520 menaxherë të prokurimit.

Prokurimi publik ka qenë ndër fushat më të kritikuara në raportet e progresit të Komisionit evropian për disa vjet radhazi. Ndërkohë ligji i ri i prokurimit publik, ka hyrë në fuqi në tetor të vitit të kaluar. (LajmeShqip.com)