Athinë – FMN ka shqyrtuar mundësitë për ndihmë më të madhe financiare për Greqinë, ndryshe nga ajo çfarë ranë dakord në fund të muajit tetor në takim me liderët e eurozonës, e cila u parashikua për 130 miliardë euro.
Gazeta ‘Tea Nea’ konfirmon se në bisedimet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, shefja e FMN-së Kristina Lagard ka parashtruar pyetje për rritje të pakos së ndihmës financiare prej 130 miliardë eurosh për Greqinë.
Për këtë kanë qenë të bindur se shlyerja e 50 përqind e debisë nuk do të jetë e mjaftueshme. Edhe pse Lagard dhe Merkel dëshirojnë që me çdo kusht ta shmangin shqyrtimin e çështjes për kredi të re për Greqinë, liderët evropianë siç duket do ta parashtrojnë këtë çështje në takimin e fundit të kreut, në fund të janarit, dhe do të ftohen të merren masa të guximshme, publikoi gazeta.
Gazeta gjermane ‘Handelsblast’ thotë se Lagard dhe Merkel kanë shqyrtuar në Berlin mundësitë për rritje të ndihmës për “dhjetëra miliardë euro”. Bëhet fjalë për “Planin B” për Greqinë nga FMN-ja dhe mbi të gjithash duket se elementi themelor është që të rritet ndihma për Greqinë, komenton ‘Tea Nea’.
Thursday, 12 January 2012 15:55