Lajme Shqip Thursday, 12 January 2012 13:00

Bruksel – Eurozona një periudhë të shkurtër do të jetë në recesion gjegjësisht në dy kuartalet e vitit të kaluar dhe tremujorin e parë të këtij viti, thuhet në kumtesën e përbashkët të instituteve udhëheqëse ekonomike evropiane, instituti francez INSE, ai gjerman “Info-a” dhe ai italian “Instata”.

Institutet e zvogëluan parashikimin e publikuar në tetor dhe tani presin që bruto prodhimi vendor (BPV) i 17 vendeve-anëtare të eurozonës në kuartalin e katërt të vitit 2011 të bie për 0,3 përqind, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2012 të ulet për 0,2 për qind.

Në kuartalin e dytë të vitit, institutet parashikojnë që të realizohet rritje e BPV-së prej 0,1 për qind.

Institutet theksojnë se edhe konsumi gjatë tre muajve të fundit të vitit 2011 në eurozonë do të shënojnë rënie prej 0,1 përqind, dy kuartalet e këtij viti do të stagnojnë.

“Ndaj shpenzimit negativisht ndikon konsolidimi fiskal dhe keqësimi i kushteve të tregut të punës”, thuhet në kumtesë.

Sipas të dhënave të Eurostatit, eurozona gjatë kuartalit të tretë të vitit 2011 ka realizuar rritje ekonomike vetëm prej 0,1 për qind.