Rio de Zhanejro – Në motin e keq, të shoqëruar me të reshje të rrëmbyeshme shiu, të cilat goditën juglindjen e Brazilit gjatë ditëve të kaluara, kanë humbur jetën të paktën 33 persona, në mes të cilëve dhe pesë anëtarë të një familje të cilët mbetën të ngujuar nën rrëshqitjen e dheut, sipas të dhënave më të reja zyrtare të Qeverisë.
Pesë anëtarë të një familje, kanë qenë në një automobil të cilin e ngujoi balta. Fatkeqësia ka ndodhur në afërsi të Rio de Zhanejros.
Rreshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe përmbytjet të cilat pasuan i goditën shtetet juglindore braziliane si Rio de Zhanejro, Eshpirito, Shanto dhe Minash Zherajsh, nga të cilat janë evakuar mijëra persona.
Vitin e kaluar në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në shtetin Rio de Zhanejro humbën jetën ose u zhdukën mbi 1.300 persona.
Thursday, 12 January 2012 11:20