Lajme Shqip Thursday, 12 January 2012 10:37

Tokio- Japonia do të fillojë ta zvogëlojë importimin e naftës nga Irani në pajtim me sanksionet amerikane ndaj Teheranit për shkak të programit bërthamor.

Ministri japonez i Financave, Xhun Adzumi e kumtoi këtë pas takimit njëorësh në Tokio me kolegun amerikan Timoti Gajtner.

Ai theksoi se Japonia importon 10 për qind nga nafta e Iranit.

“Problemi me programin bërthamor të Iranit nuk mund të injorohet nga bota dhe nga kjo pikëpamje i kuptojmë gjestet e SHBA-së”, theksoi Adzumi dhe shtoi se përpunimi i planit për importim të prodhimeve të tjera do të marrë më shumë kohë.