Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 18:49

Tiranë-Partitë e majta politike kërkojnë rishikim të përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në bazë të këtyre propozimeve, synohet depolitizimi i këtij institucioni, duke bërë pjesë të tij gjyqtarë. Drejtimi i KQZ-së, kërkohet të jetë me dy bashkëkryetarë, të propozuar nga partitë më të mëdha, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste.

Opozita thkeson se në reformën zgjedhore duhet të sanksionohet që dy anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të propozohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe një tjetër nga Presidenti i Republikës.

Propozimet janë bërë gjatë takimit të fundit të partive aleate në opozitë.