Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 17:30

Tiranë – Qeveria miratoi vendimin për nxitjen e punësimit të të rinjve dhe femrave që i përkasin grupeve të veçanta. Referuar vendimit për nxitjen e punësimit të të rinjve, vendimi parashikon lehtësira financiare për kompanitë të cilat punësojnë të rinj të cilët hyjnë për herë të parë në tregun e punës.

Kompanitë që punësojnë këtë kategori punëkërkuesish, mund të përfitojnë zbritje të shpenzimeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga 50 në 100 përqind të numrit mesatar të të siguruarve. Ky vendim synon të nxisë punësimin e të rinjve, kryesisht të zonave periferike të vendimit.

Ndërsa vendimi tjetër për nxitjen e punësimit të grave që iu përkasin grupeve të veçanta shoqërore, parashikon një orientim të programit të punësimit të femrave drejt grupit të punëkërkueseve femra të komunitetit rom dhe atyre që përjetojnë pasojat e tranzicionit, emigracionit apo të fenomeneve të tjera negative.