Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 16:00

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare shpalli sot zyrtarisht hapjen e tenderit për licencën e tretë 3G.

Ofertat do të hapen më datë 24 janar dhe, sipas rregullores së tenderit, fitues do të shpallet operatori që do të paraqesë ofertën më të lartë. Vlera minimale e ofertave duhet të jetë 12.5 milionë euro, ashtu si në dy tenderat e mëparshme.

Shqipëria ka dy operatorë 3G të licencuar, AMC dhe Vodafone Albania. Licenca e tretë do të diskutohet mes dy operatorëve të tjerë telefonisë celulare, Eagle Mobile dhe Plus Communication.

Brezi 3G mundëson ofrimin e internetit me një shpejtësi shumë më të lartë dhe hapja e tregut për një operator të tretë pritet të sjellë tarifa më të lira të internetit nëpërmjet rrjeteve celulare.