Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 13:35

Detroit- Serxho Markione, shef i Fiatit dhe Krajslerit, i mohoi sot raportet se shqyrtohet bashkimi i grupit italian me Peugeot Citroen (PSA).

“Nuk kam biseduar për këto punë me drejtorin e PSA-së, Filip Veren” deklaroi Markione në Panairin për automobila në Detroit.

Raportet mediale ai i quajti “spekulime të thjeshta”.

Markione të hënën tha se “në parim është i interesuar” për bashkim me kompani tjetër në të ardhmen.

Gazeta italiane Korira de la Sera publikoi se strategjia e Fiatit çon drejt Parisit – francezë nga PSA Peugeot Citroen janë të gatshëm të negociojnë për ortakëri