Frankfurt- Problemet financiare të Greqisë ende munden ta thellojnë krizën në eurozonën, përderisa vendi nuk arrin marrëveshje për zvogëlim të debisë me kreditorët, paralajmëroi sot agjencia ndërkombëtare për rejting “Fiç”.
“Greqia ende ka mundësi të madhe që ta përmbysë Evropën në krizë, ndërsa koha po kalon, theksoi Dejvid Rajli”, drejtor i departamentit për vlerësim të rejtingjeve të pavarura të “Fiç”.
Greqia negocion me kreditorë privat, duke tentuar që t’i bindë që vullnetarisht të heqin dorë prej 50 për qind nga kërkesat e obligacioneve shtetërore para zvogëlimit të vlerës së tyre në mars për 14 miliardë dollarë. Arritja e kësaj marrëveshje është mes kushteve për marrje të pakos ndihmës së dytë shpëtuese për vendin në vlerë prej 130 miliardë dollarë.
“Faktori, i cili i ndërlikon negociatat, është refuzimi i Bankës Qendrore Evropiane t’i nënshkruajë obligacionet greke për rreth 45 miliardë euro”, theksoi Rajli.
Wednesday, 11 January 2012 13:00