Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 13:24

Tiranë-Kryeministri Sali Berisha, deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë, se prioritet për vitin 2012 mbetet përmirësimi i infrastrukturës së vendit duke u fokusuar në mënyrë të veçantë tek fshatrat.

Ndërkaq kryeministri u shpreh se mungesa e kanalizimeve përbën një problem serioz, ndaj ky proces duhet zhvilluar më tej gjatë këtij viti.

Berisha foli për një transformim rrënjësor të sektorit bujqësor në Shqipërisë, me projekte ambiciove, deri në dixhitalizimin e bujqësisë, dhe vënien në dispozion online, për fermerët, të gjithçkaje i duhet për fermën e tij.

 “Shqipëria është një ndër vendet më të përshtatshme për prodhimet bujqësore. Biodiversiteti na lejon të rriten të gjithë drurët frutorë, vecanërisht ullinjtë, arrorët por dhe të tjerët. Projektet janë për një shumëfishim të produkteve bujqësore. Zoti ministër i Bujqësisë është në detyrën e ministrisë tuaj të ndërmarrë shtrirjen dhe dixhitalizimin total të bujqësisë Shqiptare. Fermeri shqiptar duhet të disponojë, online gjithçka i duhet atij për fermën e tij. Ministria duhet të identifikojë praktikat më të fundit që ekzsistojnë sot në moshën dixhitale dhe kjo do të ketë përparësi absolute”- deklaroi Berisha.

Sipas tij, këto projekte kanë për qëllim nxitjen dhe mbështetjen e industrisë së përpunimit.