Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 13:00

Teheran-Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në kryeqytetin e Iranit si pasojë e shpëerthimit të një bombe që ishte vendosur në një makinë.

Sipas mediave iraniane, atentati ndodhi në pjesën veriore të kryeqytetit, shumë pranë universitetit dhe viktima është një docent, Mustafa Ahmadi-Roshan.

Profesori iranian që mbeti I vrarë ishte gjithashtu një prej shkencëtarëve në impiantin e pasurimit bërthamor të Natanz.

Episodi është i fundit nga një seri ngjarjesh të tilla që vitet e fundit kanë patur në shënjestër veçanërisht shkencëtarët dhe docentët Iranian të sektorit bërthamor, që të gjithë viktima të atëntateve apo zhdukejeve të papritura.

Dhe çdo herë Teherani ka akuzuar Izraelin dhe Perëndimin si përgjegjës për këto atentate. Atentati më I fundit ishte ai 23 korrikut të kaluar kur një fizikant bërthamor u vra në Teheran nga disa të persona në motorçikletë që i qëlluan përpara shtëpisë.

Viktima ishtë Daryoush Rezaie, 35 vjeç, docent universitar që kishte lidhje me agjencinë bërthamore iraniane. (LajmeShqip.com)