Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 11:31

Athinë- Mundësi për investime në sektorin e pronave të patundshme, turizmit dhe energjetikës do të shqyrtohen nga biznesmenët e OEA dhe Greqisë në biznes forumin e sotëm në Lagonisi, publikoi gazeta Vima.

Në forum marrin pjesë rreth 200 firma nga dy shtetet.

Në të marrin pjesë edhe ministri i  Punëve  të Jashtëm të OEA-s Abdula bin Zead al Nahian i  cili do të ketë takim me  presidentin e Greqisë  Karlos Papuljas dhe me kryeministrin Lukas Papadhimos. Patundshmëritë, turizmi  dhe energjetika  janë në fokus të investitorëve arab.

Qëllimi i Qeverisë të OEA-s është ruajtja  e stabilitetit ekonomik në rajon  dhe tejkalim e krizës financiare. Athina planifikon edhe  forume të tjera të tilla me pjesëmarrje të biznesmenëve nga Katari dhe Kuvajti. (LajmeShqip.com)