Uashington, – Diplomati amerikan, Xherard Galuçi, ish-udhëheqës i administratës së UNMIK-ut në Mitrovicë, konsideron se viti 2012 mund të jetë vit i zgjidhjes sl çështjes për veriun e Kosovës, por shtoi se nëse vazhdon gjendja e tanishme, nuk përjashtohet mundësia për ripërtëritje të konfliktit. 
Në tekstin autorial “Kosova – çka mund të sjellë viti 2012”, të publikuar në sajtin Transkonflikt, Galuçi theksoi se faktorë të ndryshëm ndërkombëtar bëjnë përjekje të dukshme që veriu i Kosovës të mos jetë më lëndë e kontesteve ndërmjet Serbisë dhe forcave perëndimore.
“Nëse vendet nuk insistojnë që vendimi të arrihet me përdorimin e forcës, që sipas të gjitha gjasave do të çojë deri tek ndarja e territorit të Kosovës, epilogu i mundshëm do të jetë lidhja e katër komunave serbe në veri të Kosovës me Qeverinë në Prishtinë përmes një lloj të statusti të posaçëm”, theksoi Galuçi.
Sipas tij, njohja e plotë e Kosovës nga ana e Serbisë, tani për tani nuk është e mundshme të ndodhë.
Galuçi konsideron se politika serbe për Kosovën është e udhëhequr para së gjithash nga përpjekjet e mëdha të Serbisë për të fituar status të kandidates për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe nga “pamundësia politike” që thjeshtë të heqë dorë nga Kosova.
“Kjo nuk do të ndryshojë, pavarësisht se kush do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale”, shtoi Galuçi.
Sipas Galuçit, nën presion të Uashingtonit dhe Berlinit, BE-ja sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë ta përdorë kandidaturën “më tepër si shkop se sa si karrotë”.
Tuesday, 10 January 2012 19:33