Kreu i Kuvendit maqedonas, Trajko Veljanoski, kërkoi njohjen e realitet të ri në Kosovës duke thënë se Kosova është shtet i pavarur.
Ai këto komente i bëri në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e Maqedonisë rreth gjendjes në veriun e Kosovës.
Velanovksi qëndroi në Kosovë me ftesë të kryepalamentarit Jakup Krasnici, ndërkohë që ai është takuar edhe me presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaci.
“Ne kem bashkëpunim me gjitha vendet dhe mund të them se realiteti që ekziston në rajon duhet të pranohet sa më shpejt Edhe ne kemi probleme me Greqin kështu që edhe Kosova është shtet i pavarur”-tha Veljanovksi. Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, shprehu bindjen e tij që
Grupi Ndërkombëtar për Kosovën ti vlerësoj ndryshimet pzoitive në Kosovë dhe që deri në fund të ketij viti Kosovës ti hiqet pavarësia e mbikqyrur:
Presidentja Atifete Jahjaga duke i vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira, tha se ato janë edhe në interes të stabilizimit të rajoni dhe se të dyja vendet duhet të ta ndihmojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimeveuroatlantike, sepse kjo është e ardhmja e përbashkët.
Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi ritheksoi angazhimet e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit rajonal, në interes të përmbushjes nga ana e të gjitha vendeve të rajonit të kritereve dhe standardeve të integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian.
Tuesday, 10 January 2012 19:11