Lajme Shqip Tuesday, 10 January 2012 21:00

San Francisko – Përdorimi i FaceBook nëpër restorante, nëpër filma dhe në zyra, është kthyer në një shprehi të zakonshme për më shumë se 800 milionë përdorues të rrjetit social në internet. Tani kjo shprehi do të mund të përhapet edhe në vende të tjera, nëpër automjetet.

Prodhuesi i automjeteve “Mercedes Benz” rrjetin social “FaceBook” e ka vendosur edhe në automjetet me një version special të servisit, i cili është i instaluar në sistemin e ri automobilistik, i cili do të prezantohet në “Konsumin elektrik” në Las-Vegas të kësaj jave.

Qasja në “FaceBook” në automjet nuk do të jetë identike siç përdoret ky rrjet përmes kompjuterëve personalë ose përmes “smart telefonëve”. Versioni do të ofrohet në automobilin e Mercedesit “Dajmler AG”, ndërsa do të ketë numër të limituar të karakteristikave, në mënyrë speciale do të përshtatet për shoferët dhe fokusohet në lokacionet, miqtë dhe punën.

Shoferi do të mund të publikojë informacion në “facebook” me shtypje të shpejtë dhe rrotullimin e pullës. Nëse destinimi është vendosur në sistemin e navigacionit të automjetit, drejtuesi i makinës në mënyrë automatike do të mund të publikojë në “Facebook” se ku ndodhet në rrugë dhe sa kohë do t’i duhet për të mbërritur në destinacionin e duhur.