Lajme Shqip Tuesday, 10 January 2012 12:07

Damask- Në një fjalim të rrallë publik ai tha se vendet arabe janë vënë nën presion që ta kundërshtojnë Sirinë. 

Në kohën kur të gjithë prisnin që presidenti I Sirisë Bashar Al Asad të ndalë dhunën ndaj protestuesve, ai doli në një fjalim duke akuzuar të huajtë për konspiracion ndaj vendit të tij.

Presidenti sirian që disa muaj po përballet me protesta përmes të cilave qytetarët kërkojnë largimin e tij nga pushteti. Në fjalimin e tij Asad tha se vendet tjera po provojnë të destabilizojnë vendin e tij: “Komploti ndërkombëtar është mëse i qartë. Asnjë person i mencur nuk mund ta mohojë se kjo ka ndodhur për të përhapur frikë te njerëzit dhe për këtë ka pasur bashkëpunëtore edhe nga brenda”-tha Al Assad

Mirëpo Asad nuk ka përmendur se cilat vende konkretisht janë të përfshirë në atë që ai e quan komplot.

Në fjalimin e tij ai ka shprehur habinë që vendet arabe nuk e kanë përkrahur Sirinë.  Në ndërkohë kryeministri I Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad për “vrasjen pa mëshirë” të njerëzve të tij.

“Situata në Siri është duke shkuar drejt një lufte religjioze, sektare e racore dhe kjo duhet të parandalohet. Turqia duhet të marrë rol udhëheqës këtu, ka thënë Erdogan.
Sipas OKB-se mbi 5 mijë civil janë vrarë që nga fillimi I protestave në mars të vitit të kaluar.