Karakas-Venezuela dhe Irani do të vazhdojnë së bashku të punojnë që ta ndërpresin marrëzinë imperialiste, e cila përhapet me një fuqi të trishtueshme, të paparë deri më tani, deklaroi presidenti i Venezueslës, Hugo Çavez në takimin me homologun e tij iranian Mahmud Ahmadinexhad.
Çavez tha se Venezuela dhe Irani nga ana e SHBA-së janë treguar si agresorë.
“Irani askënd nuk e ka sulmuar, ndërsa kush hodhi mijëra bomba, përfshirë edhe ato atomike”, pyeti Çavez.
Ahmadinexhad theksoi se bombat që të dy vendet i prodhojnë janë të mbushura me dashuri, përderisa Çavezi premtoi vazhdim të luftës, por luftë kundër varfërisë dhe urisë.
Çavez iu falënderua ndihmës iraniane me të cilën në Venezuelë u ndërtuan 14.000 shtëpi, si dhe fabrika në të cilat prodhohen produkte ushqimore, traktorë dhe automjete.
Ahmadinexhad premtoi se të dy vendet, përgjithmonë do të jenë së bashku”, ndërsa Çavez e quajti “kampion në luftën kundër imperializmit”.
Presidenti iranian i cili e filloi turneun në Amerikën Jugore, destinacion të parë kishte Venezuelën, ndërsa është do të vizitojë Nikaraguën, Kubën dhe Ekuadorin. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 10 January 2012 10:41