Athinë- Rojet kufitare greke nga përmbytja shpëtuan 11 emigrantë algjerian të paligjshëm në ujërat e ardhura të lumit Marica në Greqinë verilindore, në kufirin me Turqinë, kumtuan agjencitë, duke iu referuar policisë greke.
Burrat në moshë midis 20 dhe 25 vjet janë zbuluar dje nga rojet kufitare turke, të cilët për rastin u ka sinjalizuar kolegëve të tij grek.
Sipas kumtesës së policisë greke, algjerianët kanë tentuar që ta kalojnë lumin Marica me dy barka me ajër, që ishin dërguar nga ujërat e ardhura. Emigrantët e paligjshëm dje pasdite, megjithatë, arritën të afrohen deri te lymorja me rërë në lum.
Ujërat e lumit Marica janë ngritur për më pak se pesë metra për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme në Bullgarinë fqinje.
Pas operacionit të shpëtimit emigrantët e paligjshëm janë vendosur në spital, ku po shërohen nga të ngrirat.
Nga muaji shtator e këndej të paktën 15 emigrantë ilegal janë mbytur në ujërat e lumit Marica, e cila rrjedh përgjatë kufirit greko-turk.
Monday, 09 January 2012 15:27