Teheran- Diplomatë konfirmuan se Irani ka filluar të pasurojë uranium në bunker të ri nëntokësor në mal, i mbrojtur nga sulme me raketa.
Diplomatë anonimë pohojnë se procesi i pasurimit të uraniumit po zhvillohet në qendrën bërthamore në Fordo, në afërsi të qytetit Kum.
Uraniumi që prodhohet në Fordo është pasuruar për 20 për qind dhe lehtë mund të përdoret për armë bërthamore. Në Fordo punojnë 348 centrifuga. Në entin kryesor iranian në Natanc uraniumi pasurohet për 3,5 për qind.
Diplomatët informatat për Fordo i bazojnë në thëniet e inspektorëve nga Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), të cilët javën e kaluar ishin në kontroll të centraleve bërthamore iraniane.
Monday, 09 January 2012 15:10