Lajme Shqip Sunday, 08 January 2012 21:00

Damask-Të paktën 21 persona humbën jetën në përleshje mes ithtarëve të regjimit të presidentitn sirian Bashar al Asad dhe forcave qeveritare të sigurimit gjatë ditës së djeshme, kumtoi sot Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.

Vetëm në Homs, një ndër vendstrehimet kryesore të kundërshtarëve të regjimit të Asadit, u vranë shtatë persona, kur forcat qeveritare hapën zjarr ndaj një grupi demonstruesish.

Katër civilë e humbën jetën, ndërsa disa dhjetë të tjerë u vranë kur tani për tani persona të panjohur kanë hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të tubimit të organizuar në shenje respekti për viktimat nga sulmi vetëvrasës me bombë në Damask të premten, gjatë së cilit jetën e humbën 26 persona.

Dhejtë persona ndërkaq u vranë gjatë disa përleshjeve në provincën Idlib. Dje në Damask u organizua varrimi i viktimave të sulmit të së premtes, ku morën pjesë mijëra persona. (LajmeShqip.com)