Lajme Shqip Sunday, 08 January 2012 18:45

Athinë-Edhe pse gjendet në një situatë shumë të vështirë, Greqia do të mbetet në Evropën e bashkuar dhe në eurozonë, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme, Stavros Dimas në një intervistë për gazetën “Vima”. 

Dimas, i cili është edhe nënkryetar i Partisë konservative Demokracia e Re, partneri i dytë sipas madhësisë në koalicionin aktual qeveritar, në intervistë i bëri thirrje opinionit për t’i dhënë mbështetje të plotë Qeverisë në menaxhimin me krizën debitore.

Ai thekson se edhe krahas të gjitha paralajmërimeve paraprake, Demokracia e Re megjithate do ta mbështesë marrëveshjen për pagesë të ndihmës së re të Greqisë, arritur gjatë samitit të eurozonës vititn e kaluar në muajin tetor.

Me marrëveshjen, nga Greqia kërkohet zbatimi i masave shtesë të kursimit si kusht për ndarje të ndihmës së re. Përfaqësues të Demokracisë së Re në periudhën e kaluar u deklaruan kundër miratimit të masave të reja për kursim para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat me siguri do të mbahen nga fundi i muajit prill apo maj.