Preshevë-Intelektualët shqiptarë të Luginës së Preshevës, kërkojnë që presidentët dhe kryeministrat e Kosovës e të Shqipërisë të vizitojnë komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
“Meqë presidenti Tadic dhe zyrtarët e tjerë serbë hyjnë e dalin në Kosovë për një grusht bashkëkombasish te tyre atehere edhe Topi, Jahjahaga, Berisha dhe Thaçi duhet të marrin përgjegjësinë dhe shembullin që të vijnë e të vizitojnë tri komunat e anashkaluara shqiptare në Serbi, të vizitojnë monumentet kulturo-historike shqiptare si Molla e Kuqe, Masurica dhe lokalitetet tjera, etj”, theksojnë intelektualët shqiptarë të Luginës, të kryesuar nga publicisti Refik Hasani.
Një arsye tjetër për këtë vizitë, sipas banorëve vendas, është simbolika e 1 dhe 2 marsit, që këtë vit shënon 20 vjetorin e referendumit të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovën
Intelektualët shqiptarë të Luginës apelojnë tek institucionet shqiptare në Tiranë, dhe në Prishtinë, që te ngrene zerin per te rikujtuar dëbimin dhe gjenocidin masiv të ushtruar ndaj shqiptarëve në këtë rajon. (INA)
Sunday, 08 January 2012 18:00