Tiranë- Për ta kënaqur kërkesën vendore, Shqipëria në ditë importon nga 17 milionë kilovat orë energji elektrike, për një shumë prej më shumë se një milion euro.
Siç lajmërojnë mediat shqiptare, për shkak të gjendjes hidrologjike të pavolitshme, prodhimi i energjisë elektrike i Shipërisë mesatarisht shënon rreth 7 milionë kilovat orë.
Në rast se situata e tillë vazhdon për disa muaj, fatura për import të rrymës drejtpërdrejtë do ta ngarkojë buxhetin shtetëror, i cili edhe ashtu është në situatë të vështirë. Nga përvoja e viteve të kaluara, Shqipëria gjatë një viti ka importur rrymë në vlerë prej 50 deri në 200 milionë euro.
Sipas vlerësimeve të “Koorporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë” (KESH), këtë vit importi mund t’i kushtojë Shqipërisë të paktën 100 milionë euro, një shumë e cila sipas ekspertëve ekonomik, mund të shkaktojë një barrë serioze për buxhetin shtetëror.
KESH-i mori garancë nga Qeveria që të kërkojë kredi në ndonjërën prej bankave, me qëllim që të sigurojë furnizim normal me energji elektrike.
Sunday, 08 January 2012 15:47