Lajme Shqip Sunday, 08 January 2012 12:30

Keni flokë të yndyrshëm dhe keni provuar shumë shampo dhe maska flokësh, por flokët tuaj sërish duken gjithë yndyrë, sikur të mos i keni larë prej kohësh? Për këtë arsye ne po ju japim disa këshilla maskash, të cilat mund të kenë një rezultat të shpejt dhe të dukshëm.

1-Vloni një grusht menteje në tre decilitra ujë, për 30 minuta. Më pas, pasi të ftohet, lëngun e përftuar e përziejeni me disa pika lëng limoni ose uthull molle. Këtë masë përziejeni me shampon që lani kokën, duke mos e përdorin balsamin e flokëve pas larjes.

2-Ndërsa mënyra më e shpejtë për t’i bërë flokët të duken pa yndyrë dhe më të shëndetshëm, është që të hidhni pudër për bebe në rrënjën e flokut. Për më tepër ndiqni kripin. (LajmeShqip.com)