Prishtinë- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Andres Fog Rasmusen deklaron se rruga e vetme e cila sjell deri te paqja afatgjatë, stabiliteti dhe liria e lëvizjes në Kosovë, është gjetja e zgjidhjes së qëndrueshme politike bazuar në dialog.
Në një intervistë për gazetën prishtinase “Koha Ditore”, të cilën gazeta në përgjithësi do ta publikojë të hënën, Rasmusen tha se liria e lëvizjes për KFOR-in në Kosovë është njëjtë si edhe për të gjithë individët, dhe se për këtë nuk ka negociata.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s përsëriti se “Aleanca do të mbetet në Kosovë aq sa do të jetë e nevojshme” dhe paralajmëroi se në samitin e ardhshëm në Çikago do të diskutohet për pjesëmarrjen e NATO-s në Kosovë. “Aleatët tanë dhe partnerët e dinë se çmimi i mosndarjes së Kosovës do të ishte shumë më e madhe se sa çmimi i ndarjes. Për këtë, ne edhe më tej do të angazhohemi për vazhdim të misionit”, tha Rasmusen. (LajmeShqip.com)
Saturday, 07 January 2012 18:27