Lajme Shqip Saturday, 07 January 2012 14:01

Shkup- Të krishterët ortodoksë në Maqedoni sot e festojnë Lindjen e krishtit – Krishtlindjet. Në të gjitha tempujt e Kishës ortodokse të Maqedonisë sot në mëngjes po mbahn liturgji të krishtlindjeve. Shënimi qendror është në Kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku arqipeshkvi z.z. Stefan shërben liturgjinë festive.

Me rastin e Krishtlindjeve, z.z. Stefan dhe anëtarët e Sinodit të shenjtë arkierik të KOM-it, të gjithë besimtarëve, përmes shërbesës së krishtlindjeve, u dëshirojnë paqe dhe bekim nga Zoti, duke i prëshëndetur me përshëndetjen e gëzuar – krishti u lind.

“Me lindjen e djaloshit nga Betlehemi u kumtua gëzimi i papërsëritur, sepse ndriçoi drita e mendjes dhe u lajmërua e vërteta se Zoti nga dashuria u lind si njeri – si Njeri i Zotit. Kështu, në Djalin e Zotit e pamë pamjen e njeriut të përsosur dhe përmes Tij na u zbulua kuptimi i ekzistimit të njeriut dhe botës. Në të vërtetë, çdo ngjarje e lidhur me të vërtetën e zbuluar të Zotit është mrekulli, e përmes lindjes së krishtit e prekim mrekullinë më të madhe në qiell dhe në tokë, në historinë dhe përjetësinë, mrekullinë e Lindjes së Zotit”, thuhet mes tjerash në fjalimin e arqipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefanit me rastin e Krishtlindjeve.