Lajme Shqip Friday, 06 January 2012 21:30

Tiranë-Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, garantoi sot ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Ettore Sequi, për angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare për të punuar në drejtim të realizimit të pritshmërive të vendosura nga Komisioni Europian përpara Shqipërisë si në fushën e reformave politike, ashtu dhe atyre tekniko-juridike.

Në një takim të zhvilluar në MPJ u diskutua për situatën politike në vend, si dhe për dinamikën e zhvillimeve në plotësimin e detyrave që ka Shqipëria për procesin e integrimit europian.

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u shpreh se pritshmëria jonë është që konsolidimi i situatës së re në Shqipëri, të reflektohet në një vendimarrje pozive nga ana e Bashkimit Europian, si për marrjen e statusit të vendit kandidat, ashtu dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. (LajmeShqip.com)