Tiranë-Pas dy muajsh, qytetarët shqiptarë që zotërojnë pasaporta jobiometrike, nuk do të mund të lëvizin jashtë vendit apo të kryejnë veprime të tjera me pasaportën e tyre. 
Ministria e Brendshmë njoftoi zyrtarisht se pas datës 1 mars të këtij viti, pasaportat e vjetra do të dalin jashtë qarkullimit dhe do të shpallen të pavlefshme.
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka propozuar që pas kësaj date, pasaportat e vlefshme do të jenë vetëm ato biometrike, duke nxjerrë kështu të pavlefshme të gjithë pasaportat e vjetra.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, deri në 30 dhjetor 2011, për pasaporta biometrike kanë aplikuar më shumë se 2 milion qytetarë. (LajmeShqip.com)
Friday, 06 January 2012 21:00