Nju-Jork- Dështimi i mundshëm i eurozonës dhe shpërbërja e BE-së do të kishin pasoja katastrofike ndaj sistemit financiar global, konsideron investuesi kontrovers dhe miliarderi amerikan, Xhorxh Soros.
“Euroja potencialisht e rrezikon unitetin politik të Bashkimit Evropian. Dështimi i euros do të mund të rezultojë me shpërbërje të BE-së, që do të ishte katastrofë e vërtetë jo vetëm për Evropën, por edhe për sistemin financiar global”, deklaroi Soros për gazetën ekonomike “Biznis Lajn”.
Sipas tij, kriza në eurozonë “po merr karakter gjithnjë e më serioz” dhe sjell “rrezik më të madh nga kriza financiare globale” se e vitit 2008.
Soros konsideron se disa nga vendet në eurozonë të cilat janë më se të goditura nga kriza debitore në një perspektivë të afërt do të mund të detyrohen për ndërmarrje të masave të reja për zgjerim të buxheteve për shkak të disbalancit ndërmjet shteteve-kreditore dhe shteteve-debitore.
“Për fat të keq akoma nuk është gjetur zgjidhje për dalje nga gjendja e vështirë financiare, që vetëm plotësisht e përkeqëson tërë situatën. Tani është e paqartë nëse në përgjithësi do të paraqitet ndonjë zgjidhje”, thotë Soros. (LajmeShqip.com)
Friday, 06 January 2012 17:31