Festat e fundvitit sjellin gëzim dhe hare, por kur ato kalojnë e shikojmë veten me disa kile më tepër, gjë që na bën të ndihemi keq. Por mos u dëshpëroni! Me këshillat tona do të vini në formë sa më shpejt të jetë e mundur.
– Në rradhë të parë duhet ta furnizoni trupin tuaj me shumë lëngje. Është e këshillueshme që të konsumoni dy litra ujë në ditë, si dhe të përdorni çajin jeshil.
– Sa më shumë perime dhe sallata të hani aq më mirë është, në këtë mënyrë evitoni karbohidratet e tepërta.
– Një zgjedhje tjetër e mirë është të bëni pak aerobi, vetëm 20 minuta në ditë do t’ju mjaftonin.
– Mbase mund të mos ju duket shumë e rëndësishme por mos harroni të përdorni krem anticelulit dhe tonifikues për trupin.
– Dhe së fundmi, bëhuni e bukur dhe ritakoni botën. Nuk ka terapi tjetër më të mirë! (LajmeShqip.com)
Friday, 06 January 2012 17:30 