Sofje – Dasmën pesëditëshe rome në qytetin Montani të Bullgarisë, në të cilën u martuan tri motrat Zlatica, Gorana dhe Ruzha, gjyshja e tyre e kaloi e vdekur dhe e mbyllur në një furgon, vetëm për të mos e prishur atmosferën festive.
Gjyshja ishte e sëmurë dhe meraku i saj ishte t’i shihte mbesat me fustane nusërie. Ashtu sikurse edhe nëpër filma, dëshira iu plotësua, por vetëm disa orë pasi filloi dasma ajo ndërroi jetë.
Lajmi për vdekjen e gjyshes nuk i mërziti të zotët e shtëpisë. Për të mos prishur atmosferën festive të tre motrave që martoheshin, ata vendosën ta fshihnin trupin e vdekur të gjyshes. Vetëm pas përfundimit të dasmës, që zgjati jo më pak se pesë ditë, u bë varrimi i gjyshes së shkretë.
Motrat që u fejuan gjatë verës së kaluar, vendosën që të bëjnë një dasëm të madhe gjatë fundit të vitit dhe fillimit të vitit të ri, shkruajnë mediat bullgare. Në dasmën rome ishin të ftuar më shumë se 450 dasmorë, ku janë ngrënë më shumë se 6000 qebapë, meze të tjera, si dhe janë pirë edhe tri fuçi me raki.
Friday, 06 January 2012 14:30 