Lajme Shqip Friday, 06 January 2012 12:50

Tiranë- Brenda muajit prill qytetarët shqiptarë dhe të huaj, rezidentë në Shqipëri, janë të detyruar të plotësojnë një formular, ku duhet të deklarojnë të ardhurat e siguruara gjatë vitit 2011.

Zëvendëministri i Financave Alfred Rushaj tha në një prononcim për ATSH-në se sipas ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, në dispozitat që parashikojnë të dhënat mbi të ardhurat bruto përfshihen, të ardhurat bruto nga paga, të ardhurat e tjera nga marrëdhëniet e punësimit, të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëritë tregtare apo veprimtaritë e biznesit, të ardhurat bruto nga qiraja apo shitja e sendeve të paluajtshme në pronësi të deklaruesit, të ardhurat nga interesat bankare, të ardhurat në investime ne tituj pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, të ardhurat nga pasuria intelektuale, shuma bruto të fituara nga lojërat e fatit, të ardhurat nga skema e sigurimit suplementar, trashëgimia dhe dhurimi.

Sipas tij, në të ardhurat e tatimpaguesit të vetëpunësuar, përfshihen të gjitha të ardhurat që ai realizon gjatë veprimtarisë së tij ekonomike, pavarësisht nga lloj i aktivitetit.

Deklarata vjetore, nënvizoi Rushaj, duhet të përmbajë të dhëna mbi të ardhurat bruto, shpenzimet e zbritshme të kryera si dhe tatimet e paguara gjatë periudhës tatimore për të cilën deklaron.

Për efekt përfitimi të shpenzimeve të zbritshme, Rushaj tha se, është përcaktuar kategoria e shpenzimeve të cilat do të përfitojë kreditimin, duke plotësuar një deklarate të vetme nga kryefamiljari. “Nga më të rëndësishmet, janë kontributet e sigurmeve shoqërore dhe shëndetësore, interesat e kredive, të cilat do të njihen dhe do të zbriten nga taksat e paguara, interesat e kredive për shkollim për vete dhe për personat në kujdestari si dhe pjesërisht, shpenzimet për mjekim të pambuluara nga sigurimi i detyrueshëm, për fëmijët dhe personat në kujdestari, deri në masën 32 000 lekë për familje”, tha Rushaj.

Sipas tij, ligji parashikon, që çdo individ apo i vetëpunësuar, rezident ose jorezident në Republikën e Shqipërisë, që realizon të ardhura në burim, duhet të dorëzojnë brenda datës 30 prill të vitit pasardhës deklaratën vjetore të të ardhurave.

“Përjashtohen nga ky detyrim për plotësimin e deklaratës, vetëm dy kategori tatimpaguesish: të vetëpunësuarit me një qarkullim vjetor deri në 2 milionë lekë, si dhe individët që kanë realizuar të ardhura vjetore deri në 200.000 lekë”, theksoi zv/ministri.

Njëkohësisht, vijoi ai, synohet që të lejohen persona të tjerë që, për efekt të përfitimeve, pasi skema ka brenda edhe një sërë përfitimesh të shpenzimeve të zbritshme, që edhe pse nuk kanë detyrimin ligjor, ato mund të deklarojnë të ardhurat në mënyrë vullnetare për të përfituar rimbursimin e shpenzimeve, nga te cilat përfitojnë.

“Nëse kryefamiljari realizon të ardhura vjetore mbi kufirin 800 000 lekë, ai nuk do të përfitonte nga shpenzimet e zbritshme. Diferenca midis totalit të të ardhurave bruto dhe shpenzimeve të zbritshme përbën të ardhurën e tatueshme, e cila tatohet me normën 10%”, tha Rushaj.

Nëse diferenca konsiderohet pozitive, Rushaj theksoi se deklaruesi brenda 30 ditëve nga paraqitja e deklaratës vjetore bën pagesen e tatimit, ndërsa në rast se diferenca rezulton negative, administrata tatimore i kthen tatimpaguesit shumën e taksave të paguara më shumë sa i takon. Kthimi i shumave bëhet brenda një viti nga bërja e deklaratës.     
     Element i rëndësishëm, nënvizoi më tej Rushaj, është plotësimi i deklaratës vjetore të të ardhurave me numrin e kartës vjetore të identitetit të individit, pra unifikimin e numrit të deklaratës me numrin e kartës se identitetit, çka do të krijojë mundësinë shumë shpejt që numri individual të shndërrohet në kod fiskal për individët brenda vitit të parë. Kjo do të bëjë që të kemi një identifikim të plotë të individit edhe në pagimin e taksave.
     Deklarata vjetore e të ardhurave dorëzohet në Drejtorinë Tatimore Rajonale me të afërt me vendbanimin e tatimpaguesit dorazi, me postë apo në rrugë elektronike. Ligji nuk parashikon procedurë të verifikimit të të dhënave të deklaruara nga individi deklarues. Ai mbështet mbi parimin e vërtetësisë së të dhënave të deklaruara vullnetarisht. Parashikohet edhe një afat i arsyeshëm për korrigjimin e deklaratës, për gabime materiale të bëra nga deklaruesi. Por në rast se del nevoja e verifikimit të deklarimeve të bëra më herët, apo edhe në vite të deklaruesit, dhe nga verifikimi rezulton deklarim i gabuar apo fals, zbatohen dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe ato të Kodit Penal.
     Rushaj bëri të ditur se ligji përbën një standard të ri dhe vendos një drejtësi shoqërore, barazi të individëve para ligjit dhe masës së pagimit të taksave dhe përfitimeve. Gjithashtu, shprehet Rushaj, përbën një instrument shumë të gjetur në realizimin në mënyrë jokorruptive, transparente të politikave sociale për të mbështetur grupe të caktuara shoqërore me të ardhura të pakt