Bruksel- Bashkimi Evropian nuk do të lëkundet që të anulojë pagesën e këstit prej pesë miliardë euro nga huaja për Greqinë nëse inspektorët e Bashkimit Evropian konfirmojnë se vendi nuk u përmbahet masave dhe reformave ekonomike. 
“Do të jemi shumë të rreptë. Por, që tani jemi të sigurt se do të mundemi ta paguajmë këstin në mars”, theksoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Olivie Bailly.
Treshja e inspektorëve nga BE-ja, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetare Ndërkombëtar do ta vizitojnë Greqinë gjatë muajit që ta vlerësojnë përparimin e Greqisë.
Pagesa e një prej transhave vitin e kaluar u anulua nga marsi për në qershor për shkak të progresit jo të mjaftueshëm të Athinës. “Jemi të gatshëm ta bëjmë të njejtën gjë nëse masat dhe përparimi i Greqisë janë të pakënaqshme”, theksoi Bailly.(LajmeShqip.com)
Thursday, 05 January 2012 21:29