Tiranë-“Në Shqipëri nuk ka epidemi të gripit, por në këtë periudhë janë normale virozat e stinës”.
Deklarata është bërë nga drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, i cili pranon edhe faktin se, këto viroza kanë prekur rreth 14 mijë qytetarë në të gjithë vendin brenda kësaj jave. 
Në këtë stinë gripi gjithkush duhet të ketë kujdes nga përhapja e virozave, që shkaktojnë ethe, temperaturë, kollë dhe dhimbje muskulare.
Ndërkohë mjekët dyshojnë se humbja e jetës së 21 vjeçares nga Librazhdi erdhi si pasojë e meningjitit, ndërsa dy pacientët e tjerë kanë patur thjesht grip dhe tashmë kanë dalë nga spitali. Një ditë më parë u hodh dyshimi për ekzistencën e një vatre të etheve hemoragjike. (LajmeShqip.com)
Thursday, 05 January 2012 19:00