Sarajevë – Një burrë sot u lye me benzinë dhe u vetëdogj para ndërtesës së Ambasadës kroate në Sarajevë, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit Sarajevë.
Burri i lënduar 43 vjeçar është dërguar në spital në Koshevë me automobil të ndihmës së shpejtë, ku i është ofruar edhe ndihmë.
Burimet spitalore kumtuan se pacienti është dërguar pas orës 14, dhe se menjëherë është dërguar në Klinikën për kirurgji plastike.
Sipas informatave të para, zjarri i ka kapur këmbët, por ende me saktësi nuk mund të tregohet se nga cilat lëndime është prekur.
Policia i ka konfirmuar rrethanat e fatkeqësisë.
Thursday, 05 January 2012 21:00