Lajme Shqip Thursday, 05 January 2012 15:41

Teheran- Presidenti iranin Mahmud Ahmadinexhad në bisedë me presidentin e Rusisë, Dmitrij Medvedev i përshëndeti përpjekjet e Kremlinit që kontesti me programin bërthamor të Teheranit të zgjidhet në rrugë të qetë.

“Presidenti Medvedev shprehi kënaqësi nga reagimet pozitive të Iranit për iniciativën e qetë të Rusisë – plan për kthim gradual të besimit në programin bërthamor iranian. Të dy palët u dakorduan të vazhdojnë me konsultimet për këtë çështje”, thuhet në kumtesën e sotme të Kremlinit.

Liderët e të dy vendeve biseduan pasi që vendet-anëtare të Bashkimit Evropian arritën marrëveshje preliminare, të mbështetur nga SHBA-ja, për ndërprerje të importit të naftës nga Irani.

Rusia mban lidhje të afërta relative me Iranin. Rusia e ndërtoi centralin e parë bërthamor në Iran dhe siguroi derivat për të njëjtën.

Moska e përsëriti shqetësimin e Perëndimit për shkak të programit bërthamor iranian, duke shtuar se të gjitha problemet me Republikën Islamike duhet të zgjidhen me diplomaci.