Lajme Shqip Thursday, 05 January 2012 15:41

Leposaviq-KFOR-i ka vendosuar pika kontrolli në rrugët alternative që grupet kriminale serbe kanë hapur që pas mbylljes së dy pikave kufitare në veri të vendit.

Ushtarët e KFOR-it në rrugët alternative në afërsi të pikalimit kufitar në Bërnjak, përkatësisht porta 31 janë duke kontrolluar çdo makinë që hyn dhe del nga Kosova.

Ndërkohë burime të portalit kanë deklaruar se ushtarët nuk po lejojnë futjen e kamionëve me peshë më të madhe se 3.5 ton.

Sipas burimeve një vendim i tillë për kontrollin edhe të rrugëve alternative është arrituar pas një marrëveshje mes forcave të KFOR-it me udhëheqësit e komunave në veri të Kosovës ditë më parë.

Në kuadër të kësaj marveshje ka qenë edhe largimi i dy barrikadave nga rrugët që të çojnë për në tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit.

Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga serbët pas vendimit të KFOR-it që të mos lejojë futjen e kamionëve me peshë më të madhe se 3.5 ton. (LajmeShqip.com)