Lajme Shqip Thursday, 05 January 2012 11:30

New York – Kompanitë RIM dhe Sony kanë marrë vendimin për uljen e çmimeve të kompjuterëve “tablet” në SHBA, si rezultat i shitjes së dobët të pajisjeve kompjuterike në tregun amerikan.

Të gjitha modelet e RIM  janë ulur në vlerën prej 299 dollarësh, ku me këtë rast edhe BlackBerry Playback prej 64 gigabajt u lirua në 400  dollarë.

Sony ka ulur çmimin e “Tablet S”  prej 32  gigabajtëve nga 600 në 500 dollarë, ndërsa modelin prej 16 gigabajtëve e ka ulur nga 500 në 400 dollarë.

Pas publikimit të informatave për uljen e çmimeve, por edhe pas paraqitjes së informatave për ndryshim të udhëheqësisë së RIM, aksionet e saj  nëpër bursa u rritën për 4,12 përqind, që analistët e vlerësuan si ndërprerje të investitorëve në mbrojten e ekipit aktual të menaxherëve, edhe pse vlera e aksioneve të kompanisë në nivel vjetor ka shënuar rënie prej rreth 75 përqind.