Lajme Shqip Wednesday, 04 January 2012 18:48

Prishtinë- Janë rikthyer masat tregtare autonome, të cilat u sigurojnë eksportuesve nga Kosova qasje të liruar nga dogana në tregun e BE-së.

Khaldoun Sinno, ushtrues detyre i kryesuesit të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë vlerësoi se ky është vendim i rëndësishëm për bizneset kosovare. Ripërtëritja e preferencave tregtare do t’ju mundësojë bizneseve një qasje shumë më të lehtë në tregjet e BE-së dhe pritet që të çojnë përpara eksportin e Kosovës në BE.

Masat tregtare autonome aplikohen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe sigurojnë qasje të liruar nga dogana në tregun e BE-së për pothuajse të gjitha mallrat me origjinë nga rajoni. Këto preferenca tregtare i ishin dhënë edhe Kosovës në të kaluarën, mirëpo regjimi pati përfunduar në fund të vitit 2010.