Paris- Ministri francez i Punëve të Brendshme, Klod Gean në seancën e sotme qeveritare prezantoi masat e reja për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe në të njëjtën ditë ato janë publikuar në Gazetën Zyrtare, me çka do të hyjnë në fuqi duke filluar nga 5 janari.
Me ligjin e ri ndalohet posedimi, transportimi dhe shfrytëzimi i radarëve paralajmërues, mosrespektimi i kësaj ndalese dënohet me gjobë prej 1.500 euro dhe marrjen e gjashtë pikave nga patenta e shoferit, e cila ka gjithsej 12.
Kjo masë ligjore shkaktoi pakënaqësi nga prodhuesit e paralajmëruesve të radarëve, të cilët arritën të dakordohen me Qeverinë, paralajmëruesit të mos thonë se ku ndodhen saktë radarët ekzistues fiks, por vetëm zona në të cilën janë vendosur ato, e emëruar si “zonë e rrezikshme”.
Shfrytëzimi i telefonit, drejtpërdrejt në vesh derisa vozitet tani do të ndëshkohet me 135 euro dënim me para, në vend të 35 eurove të deritanishme dhe marrjen e dy pikave nga patenta e shoferit.
Qeveria nuk vendosi që ta ndalojë shfrytëzimin e telefonit me duar të lira derisa vozitet, të vendosura në automjetet ose më dëgjuese, që sipas institutit kombëtar francez për shëndet dhe hulumtime mjekësore u tregua në vitin 2010 po aq i rrezikshëm, sikurse kur shfrytëzohet telefoni.
Drejtuesit e makinave të cilët shohin filma derisa drejtojnë automjetin e tyre tani do të ndëshkohen me 1.500 euro, në vend se deri më tani nga 135 euro dhe me marrjen e tri në vend të dy pikave të patentës siç ishte deri më tani.
Drejtuesit e makinave të cilët do ta tejkalojnë linjën e bardhë për ndalim urgjent në autostradat do të ndëshkohen me 135 euro.
Kthimi më i lehtë i pikave të humbura nga patenta e shoferit, që u votua nga Parlamenti, kundrejt mendimit të presidentit të Republikës dhe të Qeverisë, çoi deri te përkeqësimi i situatës dhe rritja jodisiplinës së drejtuesve të makinave.
Franca parashikon në vitin 2012 që numri i të vdekurve në rrugë të reduktohet në më pak se 3.000 persona. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 04 January 2012 19:30