Lajme Shqip Wednesday, 04 January 2012 18:32

Zagreb- Një grup prej mijëra qytetarësh  kroatë, kryesisht intelektualë kërkuan sot nga autoritetet kroate që referendumi për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian të mbahet pas aktgjykimit përfundimtar për gjeneralët kroatë para Tribunalit të Hagës.

Nënshkruesit e kërkesës, mes të cilëve edhe akademikë dhe profesorë universitarë  theksojnë se BE-ja e ka dënuar Kroacinë për shkak se, siç vlerësojnë, në bazë të të drejtave dhe obligimeve nga Konventa e Gjenevës e ka liruar “territorin e tyre të okupuar”.

Ata sjelljen e tillë të Evropës e vlerësuan si “shembull historik të pandershmërisë dhe shkeljes  të të gjithave vlerave kroate”, duke shtuar se Tribunali gjithë kohën po sillet në mënyrë  raciste ndaj kombeve të veçanta.

Duke vlerësuar se autoritetet kroate në vitin 2000 i kanë pranuar ose kanë kaluar përmes pikëpamjeve të këtilla të vlerave themelore, nënshkruesit i bënë thirrje pushtetit ta anulojnë referendumin, derisa  nuk publikohet aktgjykimi përfundimtar i Tribunalit të Hagës për gjeneralët kroatë.

Nënshkruesit përmendnin se autoritetet kroate e çojnë vendin në BE sepse “nuk e dinë se çka  do të  bënin me shtetin kroat siç nuk dinin as në vitin 1918”. (LajmeShqip.com)