Lajme Shqip Wednesday, 04 January 2012 17:22

Prishtinë-Ministri i Financave Bedri Hamza pret që në këtë fillim vit të arrihet marrëveshja e re Stand By me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Pas vlerësimit pozitiv të ecurisë buxhetore të Kosovës, nga ana e FMN-së, në nëntor të vitit që mbeti pas, ministri i Financave Bedri Hamza prêt që edhe vlerësimi i dytë në fillim të këtij viti, të jetë pozitiv.

“Ne presim që edhe vlerësimi i dytë të jetë pozitiv që do të ndodhë në shkurt dhe me respektimin e kësaj marrëveshjeje ne kemi hap mundësinë që Banka Botërore, këstin e parë të donacionit të premtuar si përkrahje direkte buxhetore ta derdhë në fillim të këtij viti”-ka thënë Hamza.

Nëse vlerësimi i Fondit do të jetë pozitiv, do të hapet mundësia edhe e negocimit të Marrëveshjes Stand By me FMN, thotë Hamza.

FMN kishte anuluar marrëveshjen Stand By vitin e kaluar, me çka Kosova humbi rreth 90 milionë euro të pritura nga Fondi, si dhe mjetet e tjera të premtuara nga Komisioni Europian dhe Banka Botërore.

Duke nqënë se projektbuxheti i këtij viti si dhe planet e qeverisë janë në harmoni me FMN-në, pritet arritja e marrëveshjes së re Stand By, me të cilën hapet rruga për derdhjen e mjeteve gjatë këtij viti. (LajmeShqip.com)