Lajme Shqip Wednesday, 04 January 2012 13:01

Për të pushtuar femrën, ndonjëherë është mjaft e vështirë, por me disa këshilla do ta keni më të lehtë. Po t’i mbani parasysh këshillat e mëposhtme, është e sigurtë që puna juaj do të japë rezultat…

 

– Merreni për të bërë pazar… por rrobat zgjidhini ju.

Meshkujt e urrejnë pazarin në shoqërinë e femrave pasi ato shpesh nuk e kërkojnë mendimin e tyre kur hyjnë në dhomat e ndërrimit. Kështu që, një alternativë mjaft e mirë për ta bërë një femër të vlerësuar dhe të rëndësishme është t’i kushtoni vëmëndje duke i thënë se çfarë i shkon dhe çfarë nuk i shkon.

– Bëni sëbashku një shëtitje në buzë të detit.

Një femër e vlerëson shumë këtë detaj, duke e bërë që të ndihet e qetë shpirtërisht.

– Të kërceni  sëbashku është një tjetër sekret.

Femrat e adhurojnë kërcimin, për më tepër kur mashkulli që ka në krah di të kërcejë, ai bëhet edhe më interesant për të.

– Të ndërtoni diçka sëbashku për shtëpinë tuaj.

Të angazhoheni bashkë për të ndërtuar diçka në shtëpi, e bën atë të mendojë që ti ke besim tek aftësitë e saja.

– Kushtojini një serenatë.

Më besoni, nuk do ta harrojë kurrë këtë detaj kaq të mrekullueshëm!

Mos harroni se, kur femra që ju keni në krah është e lumtur edhe ju do të jeni i lumtur pafundësisht. (LajmeShqip.com)