Lajme Shqip Wednesday, 04 January 2012 12:26

Sot, ditën e mërkurë, asambleja komunale në Leposaviq ka filluar takimin e përçarë pasi 12 delegatët e DS-së të Tadiçit nuk kanë marrë pjesë.

Seanca e të ashtuquajturit Kuvend Komunal, ku delegatët serb do të vendosin nëse do të mbahet referendumi në këtë komuna apo jo, është mbajtur me të vetmin qëllim për të pyetur banorët serb nëse e dëshirojnë vendosjen e institucioneve të Kosovës në veri apo jo.

Kryetari i Leposaviqit, Branko Niniç, ka hedhur poshtë mundësin e Referendumit duke deklaruar se Qeveria e Serbisë nuk e pranon këtë referendum, pasi nuk i njeh as institucionet e Kosovës.