Tiranë – 2011, ishte një vit i mbushur me ngjarje të shumta në fushën e sistemit gjyqësor.
Gjykatat në Tiranë, nga ajo e Shkallës se Parë, e Apelit e deri te Gjykata e Lartë kanë shqyrtuar dhe marre vendime per çështje të shumta, ndër të cilat çështje që konsiderohen të bujshme si çështja per “21 Janarin”, ‘Gerdecin”, ‘Video- pergjimin”, çështjet kundër ish -organizatave krminale si “Bandës së Lushnjes”, “Cerrikut” etj.
– Disa nga çështjet me të bujshme –
28 Mars- Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Alfred Shkurtin, i njohur si Aldo Bare, i cili akuzohet si kreu i ish-Bandes se Lushnjes. Kjo Gjykatë e shpalli fajtor dhe e dënoi maksimalisht Aldo Baren për disa vepra të rënda penale, si vrasje dhe organizim dhe drejtim te organizates kriminale.
19 Prill- Gjykata e Krimeve të Rënda, shpalli vendimin për të pandehurit Arben Uku dhe Ilia Xoxe, të akuzuar për trafik narkotikësh, duke i dënuar ata me 21 vjet burg gjithsej. Ata dyshohet se janë përfshire në një episod të trafikut të narkotikeve, të zbuluar në nëntorin e vitit 2010. Te pandehurit dyshohet se janë porositësit e një pakoje postare, me 1 kg kokaine, të ardhur në Shqipëri nga Panamaja.
6 Qershor – Gjykata e Lartë pushoi çështjen ndaj ish -ministrit të Mbrojtjes, aktualisht ministër i Mjedisit, Fatmir Mediu, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Gërdec. Në këtë Gjykatë u zhvillua seanca gjyqësore me kërkues të dëmtuar akuzues Zyber Lela ndaj Fatmir Mediut me objekt “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”. Nga ana e Zyber Lelës, është paraqitur përpara Kolegjit Penal heqja dorë nga kërkesa kundër Fatmir Mediu. Në këto rrethana, Gjykata, vendosi pushimin e çështjes penale ndaj të akuzuarit Fatmir Mediu. Zyber Lela është një nga personat që mbeti i plagosur në ngjarjen e 15 marsit të 2008 në fshatin Gërdec të Tiranës, si pasojë shpërthimit në ish -fabrikën e demontimit të municioneve luftarake.
3 Tetor- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, vendosi të riktheje për shqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështjen kundër Aldo Bares, i akuzuar si kreu i “Bandës së Lushnjes”. Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë per shkelje proceduriale, vendimin e Gjykates se Shkalles së Pare për Krimet e Rënda që e ka dënuar të pandehurin Aldo Bare, me burgim të përjetshëm. I akuzuari si kreu i ‘Bandës së Lusnjes”, u arrestua ne vitin 2006 në Turqi, për llogari të drejtesise shqiptare që e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nderkohe qe, ai u ekstradua ne Shqipëri ne vitin 2009.
6 Tetor -Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin Lulzim Berisha, i akuzuar si kreu i “Bandës së Durrësit”. Përfaqësuesit e prokurorisë, kërkuan dënimin me burgim të përjetshëm për disa të pandehur të ‘Bandes së Durrësit’, kryesisht persona te akuzuar si drejtues të saj. Për pjesën tjetër të të pandehurve, u këruan dënime që varjojnë nga 10 deri në 25 vjet burgim. Të pandehurit e “Bandës së Durrësit”, akuzohen për një sërë veprash të rënda penale si vrasje, pjesmarrje në organizatë kriminale, trafiqe ilegale etj. Si drejtues i kësaj bande, që pretendohet se ka vepruar para disa vitesh, kryesisht në zonën e Durrësit dhe Tiranës, akuzohet i pandehuri Lulzim Berisha.
11 Korrik- Gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim çështjen ndaj ish-zv/kryeministrit Ilir Meta. Ky vendim vjen pak ditë pasi, Meta, nëpërmjet një memo-je, dorëzuar në këtë Gjykatë, kërkonte shqyrtimin e çështjes kundër tij. Ish- zv/kryeministri Ilir Meta është vënë nën akuzën për korrupsion nga Prokuroria e Përgjithshme, pas publikimit në media pak muaj më parë të një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë kundër tij, ku ai shfaqej me ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, në një bisede për disa tendera të ministrisë së Ekonomisë.
12 Shtator- Gjykatesit e te gjitha shkalleve te gjyqesorit nderprene proceset gjyqesore per 15 minuta ne shenje proteste per vrasjen makabre te gjykatesit 33 vjecar Skerdilajd Konomi. Bllokimi i punes ne mesdite ishte kordinuar ne te njejten kohe ne te gjithe Shqiperine dhe ishte nje menyre proteste e heshtur per te nxitur zbardhjen sa me shpejt te vrasjes se kolegut te tyre ne Vlore.
20 Shtator- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dha vendimin për anëtarët e dyshuar të “Bandës së Lushnjës”.
Gjykata e Apelit vendosi lirimin e shtetasit Afrim Hoxha, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 18 vjet burg. Ndërkohë që i akuzuari Rexhep Gina u dënua me 10 vjet burg nga 16 vjet që ishte dënuar me parë. Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin për Arben Boriçin dhe Ilir Stërgun, me burgim të përjetshëm, ndersa vendosi dënimin me 25 vjet burg të Erjon Cicit, 6 vjet për Jorgo Muzakën dhe 5 vjet për të akuzuarin tjetër Arjan Alico. Të akuzuarit si anëtarë të “Bandës së Lushnjes”, akuzohen për disa vepra të rënda penale, si vrasje të kryera në kuadër të organizatës kriminale disa vjet me parë, në vendin tonë.
1 Nentor – Pas disa seancash të pezulluara, prokuroria e Tiranës ka arritur më në fund të japë sot pretencen për 29 të pandehurit e çështjes Gërdeci, në pjesen me të madhe ish- funksionarë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë. Prokuroret e çështjes, kërkuan dënimin maksimal, pra me burg për jetë per ish- drejtorin e kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari, biznesmenin Mihal Deliorgji dhe administratorin e ish- fabrikës së demontimit në Gërdec, Dritan Minxholli. Ndersa, u kërkuan dënime me masa qe varjojne nga 3 deri ne 23 vjet burg per të pandehur të tjerë. Të pandehurit akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit në fshatin Gerdec të Tiranës, kur si pasojë e një shperthimi të fuqishëm humbën jetën 26 persona, ndersa u plagosën shumë të tjerë.
14 Nëntor- Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për riekspertimin e video- përgjimit ndaj ish- zv/kryeministrit Ilir Meta. Gjykata e Lartë vendosi të administrojë si provë akt-ekspertimin e tre ekspertëve vendas, që realizuan ekspertizën e video- përgjimit ndaj Metës, duke konkluduar se ajo nuk është origjinale. Meta e ka cilësuar videon si një montazh me qëllim dëmtimin e imazhit të tij në publik, përkundër deklarimeve të ish- ministrit Prifti, se video e realizuar prej tij është origjinale.
30 Nentor- Gjykata e Tiranës dënoi me 20 vjet burg te pandehurin Lavderim Tufa, si bashkëpuntor në vrasjen me arme zjarri te 3 shtetasve, midis tyre Fatmir Ramës ne vitin 2003 në Lundër, Tiranë.
2 Dhjetor- Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 19 vjet burg të pandehurin Bujar Gashi, i dyshuar si pjesëtar i “Bandës së Durrësit”. Gjykata e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 19 vjet heqje lirie për veprën penale të vrasjes në bashkepunim, të shtetasit Dritan Disha, disa vite me parë. Ndaj Bujar Gashit, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u bë një proces i ndarë nga pjesa tjetër e të akuzuarve si anëtarë të ‘Bandës së Durrësit, pasi dhe arrestimi i tij u realizua pak kohë pas tyre.
20 Dhjetor -Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli vendimin për të pandehurit e ‘Bandës së Cerrikut”, duke dënuar me burgim të përjetshëm tre prej tyre. Kjo Gjykatë dënoi me burg për jetë të pandehurit Met Bozi, Arjan Toska dhe Roland Xhepaxhiu. Ndërkohë, u dënuan me masa që variojnë nga 21 deri në 23 vjet burg pesë të pandehur të tjerë. Ndersa i penduari i bandës, Bujar Buzani, u dënua me 8 vjet burg. Të pandehurit e “Bandës së Cerrikut”, u shpallën fajtorë për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 23 mars të vitit 1997 në Cërrik, kur, si pasojë e një sulmi me armë zjarri u vranë 6 punonjës të Gardës së Republikës.
Wednesday, 04 January 2012 11:20