Lajme Shqip Tuesday, 03 January 2012 18:05

Beograd-I ashtuquajturi, Sekretar në Ministrinë për Kosovën Oliver Ivanoviç ka deklaruar se institucionet ilegale serbe në veri nuk do të shpërbëhen.

Sipas tij këtë gjë e verteton edhe rritja e buxhetit të Ministrisë për Kosovën në raport me vitet e shkuara, çka tregon se nuk janë të vërteta deklaratat për pezullimin e institucioneve serbe në veri të Kosovës.

Ivanoviq nuk përjashton mundësinë e racionalizimit dhe të pakësimit të shpenzimeve me qëllim, që të ndihmohen të kthyerit, pra serbët që vijnë për të qëndruar në Kosovë.

“Ky vit do të jetë më i mirë dhe do të fillohet me zgjidhje të disa problemeve” ka thënë Ivanoviç.

Sipas tij, pas zgjedhjeve në Serbi, do të trajtohet edhe çështja e veriut të Kosovës.

“Pas zgjedhjeve besoj se do të kemi një qeveri të fortë e cila do të ketë një shumicë të qëndrueshme, çka përbën edhe një element shumë të rëndësishëm për të zgjidhur çështjen e veriut”-tha Ivanoviç. (LajmeShqip.com)