Leposaviq- Të ashtuquajturit këshilltarë të komunës së Leposaviqit pritet të vendosin nëse do të zhvillojnë një referendum për të lejuar vendosjen e institucioneve të Kosovës në veri apo jo. 
“Për këtë do të vendosin delegatët, pra nëse do të mbahet referendumi” ka thënë kryetari i Kuvendit të Leposaviqit”- Sllavko Stefanoviç.
Ndërsa i ashtuquajturi kryetar i komunës Branko Niniç ka theksuar se në këtë kohë referendumi është i pa nevojshëm pasi edhe vetë shteti i Serbisë nuk po i pranon institucionet e Kosovës në veri, ndaj mbajta e referendumit do të jetë e tëpert ka thën Niniç.
Nga ana tjetër, disa ditë më parë në tri komunat në veri të Kosovës ajo e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës, delegatët vendosën që më 14 dhe 15 shkurt, qytarët e këtyre komunave të dalin në referendum dhe të vendosin se a do të pranojnë institucionet e Kosovës në veri. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 03 January 2012 17:09