Madrid-Arrin në nivel rekord papunësia në Spanjë, ku të papunët tashmë janë mbi 4 milion e 422 mijë, një nivel ky i paprekur me pare me nje rritje prej 7,86% kundrejt vitit 2010.
Të dhënat sipas ministrise se punes konfirmojne përkeqësimin e situatës ekonomike në pjesën e dytë të vitit 2011.
Sipas sondazheve, spanjollët që i dhanë qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoy shumicën më të madhe parlamentare në 30 vitet e fundit, tashmë janë mësuar me idenë se do të duhet të përballen me disa vite të vështira ekonomike. Ndërsa shumë të tjerë thonë se taksat e larta nuk do të zgjidhin problemin.
Javën e kaluar qeveria e re konservatore e Spanjës njoftoi një paketë reformash ekonomike që përfshijnë shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e taksave për të luftuar defiçitin e lartë public, që tashmë është më shumë se 8 %, një shifër kjo që tejkalon 6 %-shin e përllogaritur nga qeveria e kaluar socialiste.
Këto masa që u njoftuan javën e kaluar janë të parat nga një paketë reformash siç pohon zëvendëskryeministrjaa de Santamaria. Por qeveria duhet të kursejë më shumë se 35 miliard euro gjatë vitit 2012 për të arritur objektivin e reduktimit të defiçitit në 4,4 të GDP-së. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 03 January 2012 15:32